Dokumenti i udhëtimit i vendit është ranguar në vendin e 31-të në listën e Indeksit global të pasaportave më të fuqishme të “Arton Kapital” për vitin 2021, përpunuar në bazë të asaj se në sa shtete mund të udhëtohet me të pa vizë.
Sipas këtij klasifikimi, i cili përfshin 193 shtete dhe gjashtë territore dhe ka të bëjë me tremujorin e parë të vitit 2021, me pasaportën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të udhëtohet në 108 vende të botës, prej të cilave në 66 pa viza.
Në krye të listës është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilën lirshëm mund të udhëtohet në 152 shtete, prej të cilave në 98 pa viza, në 54 me viza gjatë arritjes, ndërsa në 46 vende me sigurim paraprak të vizës.
I dyti në listë është dokumenti i udhëtimit i Zelandës së Re me mundësi për udhëtim të lirshëm në 146 shtete, prej të cilave pa viza në 98 vende. Vendin e tretë e ndajnë Gjermania, Finlanda, Austria, Luksemburgu, Spanja, Italia Zvicra, Australia dhe Koreja e Jugut, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë në 144 shtete.
Në listë, në nivel global për arritje të vlerësimit më të lartë për mobilitet, vendin e katërt e ndajnë Suedia. Holanda, Danimarka, Belgjika, Portugalia dhe Irlanda me mundësi udhëtimi në 143 vende, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Franca, Malta, Çekia, Greqia, Polonia. Hungaria, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, me pasaporta të të cilave mund të udhëtohet në 142 vende.
Maqedoni e Veriut e ndan vendin e 31-të me Trinidad dhe Tobagon. Nga vendet në rajon, më mirë e ranguar është Greqia, në vendin e pestë (hyrje në 142 shtete/në 104 pa vizë), para Sllovenisë në vendin e gjashtë të ndarë (hyrje në 141 vende/pa vizë në 103). Pason Kroacia në vendin e nëntë me hyrje në 137 vende dhe regjim pa viza me 99 vende, në vendin e dhjetë me hyrje në 136 shtete janë Rumania (regjim pa viza me 99 vende) dhe Bullgaria (regjim pa viza me 97 vende), ndërsa Serbia është në vendin e 29-të me hyrje në 111 shtete dhe regjim pa viza në 71 shtete.
Pas nesh në rang listë janë Mali i Zi (i 37-ti me hyrje në 102 shtete, regjim pa viza me 62 vende), Bosnja e Hercegovina (në vendin e 38-të me hyrje në 101 shtete, regjim pa viza me 62 shtete), Shqipëria (e 39-ta me hyrje në 100 shtete/regjim pa viza me 60 vende) dhe Kosova (në vendin e 81-të me hyrje në 48 vende/regjim pa viza në 14 vende).
E fundit në listë është pasaporta e Afganistanit me të cilin mund të udhëtohet pa vizë vetëm në katër shtete, ndërsa viza afganëve u nevojitet për hyrje në 166 shtete.
Rangimi bazohet në lirinë e lëvizjes dhe udhëtimit pa viza deri te bartësit e pasaportave. Fuqia e pasaportës nuk e paraqet vetëm identitetin e qytetarit, por edhe faktor i rëndësishëm që ndikon në qasjen e tij drejt mundësive globale, lehtësisë së lëvizjes dhe cilësisë së jetës. Rangimi është ndryshuar pasi që aranzhmanet pa viza u anuluan mes vendeve pas shpërthimit të pandemisë së Kovid-19. Me qëllim që të parandalohet pandemia, shumë vende vendosën kufizime për udhëtim në shtete ku rastet ditore me Kovid-19 janë të larta.
Sipas Raportit të “Arton Kapital”, derisa njerëzimi priste që mobiliteti global shpejtë të rritet pasi që të përfundonte viti 2020, ne në vend të kësaj u gjetëm në anën tjetër të linjës, në vitin 2021, akoma jemi në pritje. Evropa, ceket, vazhdon të sundojë në krye të pasaportave më të fuqishme në botë, edhe pse atje ka zhvendosje interesante në rangim.
“Vlerësimi botëror për hapje është masë kyçe që të tregohet nëse qeveritë janë të gatshme për hapje të[ sërishme të kufijve, dhe me vetëm 1,7 për qind rritje për katër muaj, duket sikur besimi për kthim të hapje të kufijve, fillimisht dihet të arrihet. Nëse kjo do t’i mundësojë botës plotësisht t’i implementojë protokollet për siguri dhe udhëtimin ta bëjë më me përgjegjësi apo nëse kjo do të thotë se udhëtimi do të duhet të ndryshojë tërësisht përmes vendosjes së pasaportave për vaksina dhe skanime biometrike. Një është e sigurt, përderisa bota është në pushim, mobiliteti global po pëson transformim themelor”, qëndron në Raport.
Comments are closed for this post.