Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të lëvizim nga një vend në tjetrin, por që udhëtojnë me një të veçantë e kanë luksin vetëm 500 persona në botë.

Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë, mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por mësohet se ekziston një pasaportë që mban vendin e parë. Kjo pasaportë është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë, transmeton K.J. njoftimin. Bëhet fjalë për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Po ashtu me ndihmën e mijëra vullnetarëve ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, hendikepët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.