Pas rreth dy orësh bllokim, rinis lëvizja në Qafë Thanë. Aktualisht, mjetet lëvizin ngadalë për shkak të rrugës së ngrirë dhe reshjeve që vijojnë me intensitet. 

Ndërkohë, vijon pastrimi me borëpastruese dhe kriposja e rrugës raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.