Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njofton se ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski, tashmë është thirrur për konsultime lidhur me të dhënat paraprake nga regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, të cilat, siç vlerësoi MPJ dje, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë.
Gjatë kësaj jave, thekson MPJ, pritet të zhvillohen konsultime.
“Për shkak të urgjencës së çështjes, presim që gjatë kësaj jave të zhvillohen konsultimet dhe publiku të njoftohet me kohë për të gjitha detajet shtesë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se do të thërrasë për konsultime ambasadorin maqedonas në Tiranë një ditë pas publikimit të rezultateve paraprake të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, sipas të cilave atje jetojnë 2.281 maqedonas.
Konsultimet me ambasadorin Danço Markovski, siç bënë të ditur MPJ dy ditë më parë, ka për qëllim shqyrtimin e mundësive për korrigjimin e duhur të lëshimeve dhe gjetjen e rrugëve adekuate për veprim të mëtutjeshëm të përbashkët dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Shqipërisë.
Sipas regjistrimit të popullsisë të publikuar nga Institutit të Statistikave të Shqipërisë në Shqipëri jetojnë 2.281 ‘Maqedonas të Veriut’, ndërsa në regjistrimin e vitit 2011 ka pasur 5512 maqedonas.
Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak.
Comments are closed for this post.