Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Tea Trifoni, për një kohë të gjatë ka qenë krye e mediave roze, për shkak të lidhjes me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Tea kishte dal nga emisioni i dashurisë si çift me Andi Shehun, por që më pas u konfirmua nga vetë dyshja se nuk kishte qenë reale dhe ishin të detyruar nga produksioni.

Disa jave më parë dyshja u rikthye në program duke rrëfyer për lidhjen e tyre dhe shumë gjëra të tjera, por që para disa ditësh çifti i dha fund romancës së tyre. Lajmi u konfirmuar nga vetë dyshja, por që nuk treguan arsyet.

Mirëpo, Tea gjatë ditës së sotme është takuar me autoren e emisionit, Olsa Muhametin, ku ka shkruar: “Pyesi Olsa Mahumtin se çfarë do të bëhet të hënën”.

Kështu ka lënë të kuptojmë se do të jetë përsëri pjesë e programit ditën e henë, teksa nuk ka dhënë më shumë detaje.