Dy ditë më parë, Ana zbuloi se ajo dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes.
“Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, tha ish-konkurrentja e Për’puthen.
Pas ndarjes, Arsimi ka vendosur të ndryshojë këngën që po bënte për ish-partneren, pasi fliste për dashurinë. Ai ka publikuar një pjesë në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju këtë pjesë”.
Kujtojmë se e pyetur nëse ndjen dashuri për ndonjë, Ana është shprehur konfuze për ndjenjat e saj. Siç duket, kjo deklaratë ka nxitur dhe vendimin e Arsimit.
Comments are closed for this post.