përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

West ka kërkuar gjithashtu të drejtën e gjykatës për mbështetje bashkëshortore dhe që secili prej tyre të paguajë tarifat ligjore. Në dokumentet e siguruara nga “People” arsyeja e vërtetë e divorcit thuhet se janë diferencat e papajtueshme mes dyshes, por nuk ka një datë të saktë për ndarjen.

Ndërkohë duket se Kanye është gati të nisë një marrëdhënie të re pas divorcit. Thuhet se reperi po kërkon dikë që është në të njëjtin nivel me kreativitetin e tij dhe që të dy të flasin të njëjtën gjuhë si artist. Një burim ka treguar për “Page Six” se Kanye e di që marrëdhënia e tij e radhës do të jetë me një artiste dhe një person krijues, që të kuptohen më mirë me njëri-tjetrin.

“Unë jam Mikelanxhelo. Jam Pikaso. Unë jam pa asnjë dyshim artisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo nuk është as pyetje, por është thjesht fakt”, ka thënë Kanye për veten e tij në një intervistë të dhënë për “GQ”.

Nga ana tjetër thuhet se Kim aktualisht ka si fokus kryesor 4 fëmijët dhe se nuk po mendon të krijojë një lidhje të re.