Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Argjend Rraci para disa ditësh vendosi të largohet nga ky emision, për të cilin foli sot ekskluzivisht në emisionin e mëngjesit, “#Gjesi” në T7.
E që pas tij, tani edhe një tjetër konkurrente është deklaruar se ka lënë emisionin.
Antonia Gjoka përmes një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se po largohet nga emisioni për shkaqe shëndetësore, derisa në anën tjetër ka treguar se produksioni po e sheh konkurrenten si të dyshimtë për largimin e saj.
Kujtojmë se Antonias i erdhën dhuratë anonim lule në emision dhe kjo ngriti dyshime te konkurrentët se mos ajo ka një lidhje jashtë.
Për këtë ajo ka pasur dhe akuza të forta të bëra nga Meliku, i cili tregoi biseda kërcënuese që ja kishte dërguar dikush në lidhje me Antonian. Ai e akuzoi Antonian për lidhje jashtë dhe kjo e fundit shpërtheu dhe doli nga studio.
Ndërkohë, pak kohë më parë faqja e njohur në “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ kanë postuar një video ekskluzive, ku Antonia ndodhet me një djalë në një dyqan.
Faqja ‘Vipat e Bllokut’ pretendon se djali pranë Antonias është ishi i saj, Ergysi.
Comments are closed for this post.