Afati për ndarjen e mandatit për përbërjen e qeverisë së re është duke vijuar tashmë për ditën e tretë. Partitë politike LSDM dhe VMRO-DPMNE ditët e fundit kanë konfirmuar se po punojnë për të krijuar shumicë prej 61 deputetësh, por nuk ka asnjë lajm konkret se kur do ta formojnë qeverinë e ardhshme.
Ministrja e Drejtësisë në largim, Renata Deskoska, dje në profilin e saj në Fejsbuk, theksoi se Kuvendi tashmë është konstituuar dhe se afati prej 10 ditësh për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë është duke vijuar. Megjithatë, ajo nuk dha informacione në lidhje me negociatat për formimin e qeverisë. Në statusin e saj në Fesjbuk, Deskoska gjithashtu iu referua debatit të hapur për publikun në lidhje me atë nëse Kuvendi është konstitutiv në kushte kur nuk është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.
“Mandati i deputetëve, në pajtim me Kushtetutën, vijon nga seanca konstituive. Nuk mund deputetët të kenë mandat në Kuvend të pakonstituuar. Kuvendi tani më është konstituuar në seancë konstituive”, ka shkruar Deskoska në Fejsbuk.
Lidhur me shembujt të cilët theksohen nga viti 2006 dhe 2016, ajo thekson se kur bëhen paralele mes dy rasteve duhet të bëhet llogari për aktet juridike të cilat vlenin në kohën e marrjes së veprimeve dhe gjatë kësaj i zbaton neni 9 nga Rregullorja e sjell në vitin 2002 i cili vlente në vitin 2006 kur presidenti Branko Cërvenkovski ia ndau mandatin për përbërjen e qeverisë, mandatarit Nikolla Gruevski dhe neni 9 nga Rregullorja e sjell në vitin 2008, siç thotë, pa pjesëmarrjen e opozitës me akt të njanshëm të shumicës qeveritare, në bazë të së cilit është sjell mandati në vitin 2017.
“Asnjë analizë e veçantë nuk nevojitet për të parë dallimet midis dy teksteve: i pari, ai nga 2002 është më i qartë, më i saktë, më demokratik dhe me dispozita më logjike. I dyti, I miratuar me forcë nga qeveria e atëhershme në vitin 2008, krijon dilema dhe probleme në zbatim, ndërsa qëllimi kryesor është t’i mbetet në dorë udhëheqja e seancës konstitutive ish-kryetarit të Kuvendit”, thekson Deskoska.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp deklaroi se partia e tij është duke punuar për formimin e një shumicë parlamentare, duke shtuar “as nuk i konfirmon dhe as i mohon informacionet nga burime të pakonfirmuara dhe të anonime” që partia i ka përafruar qëndrimet me BDI-në për të formuar qeveri.
Portali “Lajm” duke iu referuar burimeve partiake, publikoi se VMRO-DPMNE dhe BDI janë para marrëveshjes për formim të Qeverisë me kryeministër shqiptar. Sipas burimit të njëjtë, liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski janë dakorduar se kryeministër i parë do të jetë Lazar Elenovski , i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë BDI do të ketë arsyetim se e ka realizuar kërkesën për kryeministër shqiptar, ndërsa edhe te anëtarësia e VMRO-DPMNE-së nuk do të ketë revoltë, sepse për Elenovskin do të jetë e qartë se “deklarimi që është shqiptar është vetëm për nevojat e politikës ditore’”, thekson “Lajm”.
Lidhur me informacionet e tilla Arsovski në konferencën për media tha se edhe LSDM-ja thotë se e ka shumicën, por që sipas tij, nuk e konfirmojnë partitë e tjera politike.
“Do t’u drejtoja publikisht ta pyesni LSDM-në të publikojnë me cilat parti kanë formuar shumicë parlamentare, cilët janë partnerët e koalicionit të LSDM-së, të japin hollësi, sepse fjalët të cilat mund t’i shihnim nga ana e tyre në media, gjegjësisht nga burimet e tyre ‘LSDM-ja e ka shumicën’, nuk janë të mjaftueshme për të formuar qeveri, por duhet 61 deputetë të dakordohen për këtë”, theksoi Arsovski.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së u bëri thirrje socialdemokratëve të përgjigjen me kë kanë formuar shumicë parlamentare dhe të japin hollësitë rreth marrëveshjes.
Comments are closed for this post.