Paris Saint-Germain është në fazën e planifikimit për sezonin e ri.

Megjithatë, çështja e qëndrimit të Mauricio Pochettino në pankinën pariziene mbetet e hapur. Sipas raportimit të “L’Equipe”, katër emrat e trajnerëve që janë kandidatë për Parisin janë Antonio Conte, Joachim Lev, Thiago Motta dhe Marcelo Gagiardo.

Trajneri italian i Tottenham është padyshim rasti më i vështirë, pasi ka një kontratë “të fortë” me londinezët, të cilët nuk duan ta humbasin atë.

Për tre të tjerët, ka kushte shumë më të favorshme, pasi Lev nuk ka ekip me kombëtaren gjermane, Motta është në Spezia, ndërsa Gagiardo është në River Plate dhe kalimi në Evropë nga shumëkush konsiderohet si i radhës hap në karrierën e tij.