Një mjeke e njohur në qytetin kinez Uuhan e cila paralajmëroi ndër të parat përhapjen e koronavirusit, është zhdukur, duke shkaktuar shqetësime tek shumë të njohur të saj.
Doktoresha Ai Fen tha se ajo është përballur me një qortim të paparë dhe jashtëzakonisht të ashpër, nga zyrtarët në Spitalin Qendror të Uuhan të Kinës. Më pas ajo shpërndau një foto, të një raporti pacientësh të etiketuar me SARS koronavirus.
Imazhi që ajo ka postuar u përhap me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ka ngritur alarmin në mbarë botën, për koronavirusin, që ka vrarë deri tani më shumë se 41 mijë persona në mbarë globin. Dr Ai Fen u akuzua nga autoritetet vendore se ka përhapur në internet informacion të paligjshëm.
Në një intervistë të dhënë për një revistë kineze, Dr Ai Fen ka kritikuar spitalin se ka hedhur poshtë paralajmërimet për përhapjen e virusit. Nga koha që ka dhënë intervistë, mjekja e njohur nuk është parë më, por “u zhduk” në mënyrë misterioze, raporton Daily Mail.
Zhdukja e saj u mor vesh, vetëm pasi qeveria kineze shpalli situatën kritike nga koronavirusi. Ishte Pekini zyrtar që ka mohuar virusin, duke kritikuar mjekët se kanë përhapur informacion të rremë, ndërsa edhe ka mohuar se koronavirusi mund të përhapet nga një njeri tek tjetri. Kjo gjë ka bërë që rajonet e tëra të Kinës të mund të bllokohen më me vonesë.
Pasi virusi nisi të përhapej, Partia Komuniste e Kinës në pushtet, filloi që të censurojë informacionin, duke thënë se nuk kishte ndonjë problem në shtetin kinez për koronavirus.
Madje, Partia Komuniste arriti deri atje sa të hedhë fajet tek SHBA, se Amerika ishte e para që përhapi këtë virus. Mendohet se kjo cencurë ka bërë që edhe informacioni për vdekjet dhe numrin e të infektuarve me koronavirus nëë Kinë të jepet i pasaktë. Sipas të dhënave, mendohet se ka më shumë se 10-fish të prekur nga koronavirusi në Kinë sesa shifrat që jep Pekini zyrtar.
Në intervistën qe dha para zhdukjes, Dr Li pranoi se ‘ndjehej keq qe nuk kishte folur me shume’ pasi katër kolegë të saj, përfshirë Dr Li, kishin marre virusin dhe vdiqen, duke mjekuar pacientet. “Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha shqetesuar për qortimin. Unë do t’i tregoja te gjitheve”, tha Dr Ai. Edhe intervista madje pas botimit, u hoq shumë shpejt nga botuesi.
Më 30 Dhjetor, Dr Ai mori raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”. Ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit. Kjo sepse epidemia SARS, 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8 000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800 veta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Mjekja edhe kur tregoi raporton, mori kritika tepër të ashpra, si nga spitali, ashtu edhe nga autoritetet kineze.
Comments are closed for this post.