Kompania easyJet planifikon t’I ndërpresë linjën midis Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit të dimrit 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimin e vazhdueshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan “Eks Ju avijeshn”.

Kompania ajrore, siç bëhet e ditur, ka planifikuar fluturimin e saj të fundit midis dy qyteteve për datën 1 nëntor, ndërsa shitja e biletave është ndërprerë.

IziXhet hyri në tregun vendas në nëntor të vitit 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Relacioni Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime.