Përmbylljet e rasteve të rënda të korrupsionit pas të cilëve qëndrojnë politikanë, pa u verifikuar çështja e dëmit të shkaktuar, siç ishte rasti i fundit me vjetërsimin e lëndës”Trajektorja” për ish kryeministrin Gruevski, bie në kundërshtim me funskionimin e shtetit dhe së drejtës, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani.

Bëhet fjalë për akuza për keqpërdorime dhe përvetësime të shumave milionëshe, e për të akuzuarit nuk pati  dënime e u lanë të lirë,  madje shteti u detyrua të paguajë harxhimet gjyqësore, e kjo sipas tij, është stimul shtesë për politikanët e korruptuar që të vazhdojnë të shkelin ligjet sepse janë të sigurtë se në fund gjykatat do t’i shpëtojnë nga burgu.

E kjo drejtësi në thonjëza, nuk vlen njësoj për qytetarët e thjeshtë. “Nga ana e qytetarëve ne kemi burgime të përjetshme,  ne kemi dëshmi ku publiku thotë se janë të pafajshëm dhe mbahen nëpër burgje dhe nga pjesa tjetër tani më me këtë rast u vulos se politikanët mund të bëjnë krime sa  të duan dhe mos të përgjigjen Dhe pjesa tjetër për politikanët aktualë,  është që  do të rritet akoma më shumë korrupsioni dhe kjo është vetëm një stimul që edhe të tjerët të kryejnë krime,  sepse është dëshmuar se gjithë ata që kryejnë krime politike me miliona viktimizime në shtetin ekonomik , ata do të jenë të pafajshëm dhe kjo është tragjedia e funksionimit të së drejtës në RMV”, u shpreh eksperti juridik Bashkim Selmani.

Selmani vlerëson se me  lirimin gjatë kësaj jave t ëish kryeprokurores speciale Katica  Janevës, humbi kuptimin edhe masa e paraburgimit dhe kjo është një nga problemet shumë alarmante dhe është shumë tragjiko-komike kur dihet se janë në dyshime miliona euro.

“Në RMV është dëshmuar se  të gjithë këto institucione që janë të detyruara në aspektin e Kodit për procedurë penale të ndihmojnë njëra tjetrën për zbardhjen e rasteve dhe dhënien e fajsisë dhe dënimin e autorëve , janë pikërisht këta që marrin fajsi duke i liruar të njejtit. Prandaj të dy palët kanë të drejtë në këto rrethana për arsye se nuk kemi respektimin e porocedurave të Kodit Penal  dhe me të vërtet këtu ka hapësirë për ankimime, apelime”, theksoi Selmani.

Situate e tillë për Selmanin dëshmon se Franca pati plotësisht të drejtë për kritikat në mos funksionimin e shtetit dhe së drejtës .   Kjo në nivel ndërkombëtar nënkupton se Maqedonia një hap e më shumë largohet nga BE.   Qytetarët me të drejtë nuk i besojnë këtij sistemi gjyqësor dhe pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë, nuk do të ketë mundësi të vihet në funksion shteti i së drejtës thotë Selmani.