Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një personi nga Kërçova, të dyshuar se ka kryer vepër penale, dhunim.
“Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës së Gostivarit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar. Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë”, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed for this post.