Gjatë ndërrimit të motmoteve në Shkup, mbrëmë ka pasur organizime të shumta nëpër sheshe dhe lokale të natës.

Fishekzjarre dhe mjete tjera piroteknike, madje edhe armë zjarri kanë mundur të dëgjohen në gjitha pjesët e qytetit.

Në një video të ekspres.mk mund të shihet se janë përdorur një sasi e madhe e mjeteve piroteknike në Gjorçe Petrov, Qendër, Autokomandë dhe Haraçinë.

Një pjesë e bukur e spektaklit të fishekzjarrëve ishte edhe ajo në sheshin “Maqedonia”, ku në mesnatë ka pasur një numër të madh të qytetarëve që e kanë pritur Vitin e Ri.