Drejtoria për Polici Financiare shtroi padi penale kundër një ish-anëtareje të Këshillit Drejtues të SHA MEPSO për punë të pandërgjegjshme në shërbim, pasi si projekt menaxhere përgjegjëse ka nënshkruar dhe konfirmuar pranim dhe implementim, ndërsa me atë i ka mundësuar pagesë një biznes sistemi informues, të furnizuar nga Konzorciumi King ICT SHPKNJP Shkup dhe King ICT SHPKNJP Zagreb, edhe pse sistemi i porositur nuk ka qenë funksional dhe me atë e ka dëmtuar buxhetin e SHA MEPSO në shumë prej 22.215.675 denarësh.
Padia penale kundër personi K.G. – anëtare e Këshillit Drejtues të SHA MEPSO në periudhë nga 24.06.2009 deri më 17.02.2016 është shtruar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup më datë 18.01.2021.
“E denoncuara K.G. në cilësinë e projekt menaxheres përgjegjëse për Paketën 14 – Furnizimi dhe implementimi i sistemit të kompjuterizuar afarist të informacioneve (BIS) i financuar nga huaj e Bankës Botërore – ECSSE APL – 3 Macedonian project, në vitin 2016, në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të veta, në mënyrë që i ka nënshkruar dhe ka konfirmuar pranimin dhe zbatimin dhe ka mundësuar pagesën e Biznes sistemit informues, të furnizuar nga Konzociumi King ICT SHPKNJP Shkup dhe King ICT SHPKNJP Zagreb, edhe pse sistemi ka qenë jofunksional, gjegjësisht nuk ka qenë i përpunuar në pajtim me specifikimet teknike, module të veçanta kanë dhënë të dhëna dhe raporte të gabuara, licencat e dakorduara dhe të paguara asnjëherë nuk janë instaluar e as në periudhën garantuese ka ndërmarrë masa dhe veprime me të cilat do të rregulloheshin të gjitha mangësitë dhe softueri i blerë do të integrohej tërësisht në pajtim me specifikimet e dakorduara dhe në këtë mënyrë e ka dëmtuar buxhetin e SHA MEPSO për shumë prej 22.215.675,00 denarësh”, informojnë sot nga Drejtoria e Policisë Financiare.
Personi K.G. dyshohet për veprën e kryer penale “punë të papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c paragrafi 3 nga Kodi Penal.
Comments are closed for this post.