Prej orës 8 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Maqedonia” – ndërtesa e “Vardar tehnometal”, hoteli “Turist”, NP për Rrugë shtetërore, ndërtesa e VMRO-së dhe rrethina e Komunës Qendër, kumton Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni.

Prej orës 9 deri në orën 15 energji elektrike nuk do të kenë dhe shfrytëzuesit e fshatit Orman dhe Nigishtan në komunën e Gjorçe Petrovit, prej orës 9 deri në orën 10 shfrytëzuesit e ndërtesës në rrugën “Sole Stojçev” numër 5 në komunën Karposh dhe prej orës 7:30 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Batincë në komunën e Studeniçanit.