Për shkak intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektro përçues nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunave Qendër, Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë.

Në periudhën nga ora 09.00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Skupi” 3 A pas Olimpikos, komunën Qendër në periudhën prej orës 11:30 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e rr ” Gjorçi Kapçev” nënrruga 1, komuna e Aerodromit, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “52” në “Stopanski Dvor”, komunën e Gjoçre Petrovit.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike prej orës 13:30 deri në orën 15:30 do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Përvomajska” nënrruga 18, në komunën e e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 08:30 deri në orën 11:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Todor Çangov” nënrruga 52 në komunën e Aerodromit.