Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne, një ndër momentet më pozitive pas zhgënjimit të tetorit në Bruksel kur mossuksesi i BE-së të arrijë konsensus për vazhdimin e procesit krijoi zhgënjim, mosparashikim dhe e lëkundi kredibilitetin e Unionit në Ballkanin Perëndimor, megjithatë dhe besimin e ndërsjellë midis Unionit dhe Ballkanit. Sot është dita e parë kur procesi i kthimit të kredibilitetit fillon fuqimisht dhe pozitivisht, theksoi në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Kjo nismë e Komisionit Evropian, theksoi, është një bazë e mirë për dinamizim të procesit për kthimin e kredibilitetit dhe besimit, megjithatë edhe për vendosje në prioritetet kryesore të Komisionit dhe kthimin në Ballkanin Perëndimor në prioritetet gjeostrategjike të BE-së, ndërsa duke pasur parasysh se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon der Lajen e shpalli këtë Komision si gjeopolitik, ndërsa për BE-në gjeopolitika fillon në Ballkan.

Osmani sqaroi se KE-ja e re ka paraparë disa hapa, që të mundet me sukses të finalizohet procesi, që e kemi filluar para disa viteve. Si hap i parë, theksoi, ishte paraparë nevoja për rishikim të metodologjisë, hapi i dytë marrja e vendimit për fillimin e negociatave dhe i treti miratimi i planit për zhvillim ekonomik të rajonit në Samitin në Zagreb.

“Sot e kalojmë hapin e parë. Komisioni Evropian doli me nismë për propozim metodologjinë e cila menjëherë do të shkojë në organet e tjera, në Parlamentin Evropian dhe në vetë Këshillin e BE-së ku presim të mos ketë debat lidhur me përmbajtjen e metodologjisë, por vetëm miratim të konkluzioneve të cilat pastaj do të ishin të ekzekutueshëm. Siç paralajmëroi komisari sot në konferencë për shtyp hapi i ardhshëm është raporti i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut jashtë ciklit të rregullt të raporteve të prillit, duke pasur parasysh paralajmërimin e komisarit se nuk do të dalë me raport nëse nuk ka ndjenjë se vendet-anëtare pozitivisht qasjen drejt nevojës për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave”, tha Osmani.

Potencoi se momenti i dytë më i rëndësishëm sot është fakti që Komisioni ka marrë vendim për raport të jashtëzakonshëm në shkurt, në të cilin do të plotësohet raporti i vitit të kaluar me aspektet e reja dhe arritjet e shtetit dhe kjo të jetë si bazë për debat në Këshillin e BE-së më 26 mars në Bruksel, ndërsa pastaj në maj ta presim edhe planin e ri për zhvillim ekonomik të rajonit.

“Katër parime të cilat sot i propozoi Komisioni në metodologjinë me kredibilitetin, dinamikën, parashikimin dhe menaxhimin politik, konsideroj se janë momente pozitive në vetë procesin aderues i cili përfshin angazhim politik të të dyja palëve. Kjo e bën procesin më thelbësor, më të hollësishëm dhe më të lidhur. Kjo që të dyja palët do të dakordohemi se duhet ta përmbushim do ta përmbushim dhe në këtë duhet BE-ja të përgjigjet. Nëse paraprakisht duhej për çdo kapitull të parashikojmë Plan veprues, të shkojmë në Bruksel, ta prezantojmë dhe të marrim leje për hapjen e tij, pastaj të kemi tregues kohor dhe mbyllje të kapitullit, tani kjo do të shkurtohet në nivel të klasterëve, që do të thotë do të kemi Plan veprues në nivel të klasterit dhe mundësinë të hapen dhe mbyllen kapitujt në një afat të shkurtër prej një viti”, tha Osmani.

Pjesa e reverzibilitetit apo pezullim të negociatave, sqaroi, për ne është tejet e pranueshme, sepse cili është kuptimi i negociatave nëse nuk mundemi t’i ndjekim obligimet tona. Sipas Osmanit, shpërblimi duhet të jetë proporcional dhe ta reflektojë progresin dhe kjo gjithashtu është mundësi për përshpejtim të reformave.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se nëse nuk ka kurrfarë befasi apo dilema në vullnetin politik dhe shpejtësinë e implementimit, gjashtë kapituj do të thotë gjashtë herë pas një viti dhe ky është afati më i shkurtë për mundësi për anëtarësim nga momenti për fillimin e negociatave dhe ky është edhe interpretimi im në atë që sot e tha komisari.

Në klasterin e dytë i cili ka të bëjë me tregun e brendshëm prej gjithsej 1.732 akteve identifikimi, ne kemi transponuar 337 akte, nga klasteri i tretë prej 696 kemi transponuar 354, do të thotë rreth 50 për qind të asaj që duhet ta harmonizojmë si ligjvënie për klasterin e tretë ne futemi në punën tashmë të përfunduar. Për klasterin e katërt prej 770 akteve kemi transponuar 434 akte, për bujqësinë ai është klasteri i pestë prej 3.360 akte kemi transponuar 921 akte. Për politikën e jashtme prej 120 akteve kemi 18″, tha Osmani.

Të paktën ne, potencoi, duhet të tregojmë druajtje nga rigoroziteti dhe reverzibiliteti i procesit, në të kundërtën ne atë e kërkuam sepse një kohë të gjatë punojmë në atë proces, një kohë të gjatë e presim atë datë dhe kërkojmë vetëm rregulla korrekte të lojës në të cilat masat më të ashpra do të përfshihen sepse ajo do të jetë në interesin tonë për shkak të përshpejtimit dhe mbajtjes të dinamikës së reformave, por edhe në konkurrencën me vendet tjera anëtare.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se me këtë metodologji mundësohet ndërprerje e negociatave në disa kapituj përderisa ka ngecje në reforma ose kthim prapa, ose pezullim të tërësishëm të negociatave dhe masa e tretë mundësi për zvogëlim të fondeve.

“Sot është definuar se me shumicë të kualifikuar vendet-anëtare mund të marrin vendim për kthim prapa nëse rihapja e kapitujve e cila është mbyllur ose sërish për pezullim të procesit, që do të thotë jo me konsensus megjithatë me shumicë të vendeve-anëtare”, theksoi Osmani.

Theksoi se në mars mund të kemi edhe vendim pozitiv për metodologjinë dhe njëkohësisht vendim pozitiv për fillim të negociatave. “Nga ajo që deri tani e kemi dëgjuar nga vendet – anëtare, të gjithë konspirojnë vendimi të jetë para samitit të Zagrebit në maj, ndërsa para tij ka vetëm një Këshill ai është në muajin mars”, tha Osmani.

Shtoi se pasdite me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të nisen për në Zagreb ku nesër do të mbajnë takim me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Gërliq Radman, si kryesues me BE-në, që së bashku t’i bëjnë planet, sepse Kroacia do të kryesojë me Këshillin e BE-së në mars, ndërsa në datën 13 do të nisen për në Paris ku do të mbajnë takime me këshilltarin e presidentit francez Enanuel Makron dhe me ministren për Çështje Evropiane Ameli de Monshalan, me qëllim që ta përmbyllin këtë proces të përpjekjeve dhe konsultimeve.