Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në profilin e tij në fejsbuk publikoi video përmes së cilës në uniformën e mjekut dërgoi mesazh për qytetarët të mbrohen nga koronavirusi.
“Ja ku jam përsëri me uniformën e mjekut, por kësaj radhe më shumë si reflektim për sfidën e tmerrshme me të cilën jemi duke u ballafaquar. Kolegët e mi infektologë çdo ditë e më shumë janë duke luftuar me numrin e rritur të pacientëve me Kovid-19. Sot nuk po ju drejtohem vetëm si mjek, por edhe si njeriu-njeriut! Mbrohuni! Edhe veten, edhe familjet e juaja, edhe sistemin shëndetësor. Virusi është këtu, gjithnjë e më i pranishëm dhe gjithnjë më i rrezikshëm! Një ditë do të largohet, megjithatë pse ta mbajmë në mend për pasojat mbi ju dhe familjet e juaja”.
Osmani përmes video-fjalimit u bën apel qytetarëve t’i shmangin vendet me më shumë njerëz, t’i ajrosin hapësirat në të cilat jetojnë dhe punojnë, të mbajnë higjienë personale dhe para së gjithash të mbajnë maska.
Comments are closed for this post.