Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Peshkopin e Shkupit dhe kryesuesin e Kishës katolike Romake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kiro Stojanov, në prag të vizitës së kreut të Kishës katolike, Papa Françesku në vendin tonë.

“Është nder i veçantë që Papa Françesku do ta vizitojë Maqedonisë e Veriut, si simbol i orientimit tonë shoqëror dhe civilizues drejt Evropës dhe vlerave perëndimore. Kënaqësi e veçantë është që Papa do ta vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë si mirënjohje për kontributin tonë në humanizmin, solidaritetin dhe mirësinë botërore – theksoi Osmani në takim, duke potencuar në traditat dhe marrëdhëniet e mira mes bashkësive të ndryshme fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e përfshirë këtu edhe komunitetin fetar katolik romak.

Në takim u këmbyen informacione lidhur me mënyrën e organizimit të takimit, ku Zëvendëskryeministri Osmani shprehu besim se Qeveria do të sigurojë trajtim të përshtatshëm dhe mbështetje logjistike për organizimin e suksesshëm të vizitës. “Kjo vizitë, krahas rëndësisë për përfaqësuesit e bashkësisë katolike romake, është e rëndësisë së veçantë edhe për vendin dhe Qeveria me aktivitetet e veta do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme për nivelin e duhur të organizimit të kësaj vizite” theksoi Osmani.

Në takim u hapën edhe çështjet për bashkëpunim mes bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të shtetit, si dhe marrëdhëniet mes vetë bashkësive fetare dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë, ku bashkëbiseduesit iu referuan dialogut mes bashkësive dhe vendit me qëllim të ndërtimit të shoqërisë funksionale multi – konfesionale.