Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj sekretarit të klubit bullgar “Car Boris i Tretë” në Ohër dhe tha se askush nuk duhet të sulmohet për shkak të ndjenjës së përkatësisë.
“Sulmuesit janë identifikuar dhe pres që së shpejti të dalin para drejtësisë. Cilësia më e madhe e këtij vendi është toleranca multietnike dhe respekti për vlerat e të tjerëve dhe nuk do të lejojmë askënd të rrezikojë atë që kemi arritur”
Ai nuk konsideron se provokimet e Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovit gjatë përkujtimit të revolucionares Mara Buneva e kanë nxitur dhunën fizike në Ohër.
Për Xhambaskin tha se “nuk dëshiron të luajë në historinë e Xhambaskit, i cili vetëpromovohet me provokime sepse është personazh margjinal”.
Comments are closed for this post.