Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot për vizitë pune do të qëndrojë në Bruksel ku do të mbajë takim pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtmedhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, FederikaMogerini. Takimi do të përdoret për riafirmimin e përgatitjes së vendit për progresin në integrimin evropian, në prag të Samitit të BE-së në tetor.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të mbajë takim edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, AndrejaMetelko- Zgombiç, po ashtutakim pune do të mbaj edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, GenovevaRuiz Kalavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani nëpër metropolet e vendeve anëtare të BE-së, pas së cilës do të vijojnë edhe vizitat në Berlin dhe Varshavë në fund të javës.