Me rëndësi është që negociatat me BE-në të fillojnë në afatin më të shpejtë të mundshëm, deri në fund të këtij viti. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në dobi jo vetëm për neve, por për tërë rajonin, për BE-në, e madje edhe për Republikën e Bullgarisë. Tejkalimi i dallimeve me Sofjen është një proces, kornizën e të cilit e jep Marrëveshja për miqësi nga viti 2017. Por. Zgjedhjet në dy vendet nuk kontribuojnë për zgjidhje, vlerësoi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

Ai shprehu keqardhje që nuk pati sukses në përfundimin e këtij procesi zgjedhor edhe tek ne edhe në Bullgari të mbrohet kjo çështje nga sulmet ditore politike dhe nga rrëmbimi i kësaj teme në politikën ditore dhe në dy vendet, sepse, thotë, asnjëherë zgjedhjet nuk kontribuojnë tema të tilla që të zgjidhen.

“Ne duhet të gjejmë mënyrë që t’i fillojmë negociatat në afat më të shpejtë të mundshëm dhe unë jam kënaqësi që ja dje Eskobar madje edhe përfaqësues të tjerë të BE-së alarmojnë se kemi problem serioz në rajon dhe se nuk mund kjo çështje ta mbajë peng stabilitetin e tërë rajonit dhe perspektivës evropiane. Pjesa e dytë do t’i tejkalojë dallimet, ky është një proces. Proces, korniza e të cilit e jep marrëveshja nga viti 2017, përmes komisionit. Ky ndryshim në qasjen e anës bullgare mendoj se është një proces i vetë reflektimit. Nuk mund t’i vlerësoj ende qëllimet sepse për shkak të zgjedhjeve nuk kemi pasur edhe komunikim të rregullt për t’i shkëmbyer qëndrimet dhe çështjet, megjithatë unë mundohem ta imponoj këtë mendim se nuk mund askujt t’ia impononi të drejtën e vetë identifikimit ose t’ia ndaloni të imponojë të vërtetën absolute, shteti duhet këtë t’ua garantojë të gjithë qytetarëve së pari maqedonasve, bashkësi shumicë, shqiptarëve, turqve, romëve madje edhe bullgarëve ata që ndihen, ashtu që kanë të drejtë të vetë përcaktohen dhe t’i manifestojnë atributet e tyre kulturore. Shteti asnjëherë deri më tani nuk ka ndaluar, e as tani duhet të ndalojë një mundësi të tillë dhe liri për vetë identifikim të qytetarëve”, thotë Osmani në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp të partisë në selinë e partisë së tij amë BDI.

Ai shprehu keqardhje që deri në përfundim të këtij procesi zgjedhor nuk ishte e mundur të mbrohej kjo çështje në vendin tonë dhe në Bullgari nga sulmet politike ditore dhe nga rrëmbimi i kësaj teme në politikën ditore në të dy vendet, sepse, thotë, asnjëherë zgjedhjet nuk kontribuojnë tema të tilla që të zgjidhen.

Osmani theksoi se midis dy qeverive bisedohet për çështjet të cilat deri më tani janë prezantuan me pakon nga pesë pika për të cilët pret së shpejti të ketë takim diku në gjysmën e dytë të nëntorit. Por me shkrim në vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, thotë, nuk kemi marrë kurrfarë kërkesë.