Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita shqiptare vijojnë aksionin kundër Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ditën e sotme në orën 10:00, do të mbahet protesta e radhës, kryefjalë e së cilës është dorëheqjen e Veliajt.
Shembja e Teatrit Kombëtar, incineratori i Tiranës, dosja 5D që lidhet me arrestimin e 3 ish-drejtorëve të Bashkisë janë arsyet kryesore të tubimeve të Rithemelimit, Partisë së Lirisë dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Me qëllim mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe garantimin e rendit publik, Policia e Shtetit ka arrë masa organizative dhe operacionale.
Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia ka sugjeruar përdorimin e rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Protestat e mbajtura më herët para Bashkisë janë shoqëruar me incidente, përplasje me efektivët, hedhje molotovi e djegie gomash.
Comments are closed for this post.