Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillojnë më 3 dhe 4 nëntor takimin e radhës të iniciativës “Ballkani i Hapur” në Beograd.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë sot në Beograd, menjëherë pas vizitës së tij në Glasgow në samitin për klimën. Në këtë takim nuk do të jetë Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, dhe në vend të tij do të jetë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

ABC ka zbardhur edhe agjendën e takimeve në Beograd, ku thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten, më 4 nëntor 2021, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).

Takimit do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

  • PROGRAMI:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiq me Kryeministrin

Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarë.