Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe LSDM duhet të largohen nga pushtetit.
Sipas tyre, Zaev për tre vite i ma mashtruar qytetarët se është gabuar plani urbanistik i rrugës Kërçovë-Ohër.
“Bllagoj Boçvarski e ka pranuar se Zaev ka gënjyer. Plani urbanistik nuk është gabuar, rruga nuk ka lëvizur nga pika e vdekur për shkak të paaftësisë së LSDM-së, ndërsa ka anekse të reja që vlejnë 200 milionë euro”.
“Zaev i ma mashtruar edhe familjarët e fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smillkovës. Për momentin edhe ata që u dënuan janë në liri. Askush nuk flet për këtë krim të rëndë. Zaev i ka mashtruar qytetarët edhe për vdekjen e Nikolla Mlladenovit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se pas 12 prillit do të ketë Maqedoni të re me ta në pushtet.
Comments are closed for this post.