Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese thotë se Zaevi me rastin e Mijallkovit tregoi se ekziston mafia në shtet.

“Cirkun që e krijoi pushteti i Zaevit në bashkëveprim me organet gjyqësore nën kontroll të tij, tregoi edhe një herë se në Maqedoni nuk sundon e drejta, por mafia dhe krimi. Ikja dhe kthimi i Mijallkovit është paraqitje teatrale që nuk kalon as tek anëtarësia e LSDM-së”.

“Zoran Zaevi tregoi se është koka e mafisë dhe korrupsionit në Maqedoni, ndërsa roli i tij është të koordinojë në mes relacioneve kriminale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Qeverisë së Zaevit i shihet fundit.