Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev po përgatiten sërish për të falsifikuar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Ata thonë Zaev po përgatit falsifikim të zgjedhjeve presidenciale dhe për këtë arsye ikë nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“LSDM dhe Zaev janë të vetëdijshëm se nuk e kanë mbështetjen e popullit maqedonas dhe për këtë arsye sikur në referendum, janë të gatshëm për gjithçka, përveç për zgjedhje fer dhe demokratike”.

“Ata e dijnë se populli maqedonas është i zemëruar për të gjithë poshtërimin, zymtësinë dhe humbjet që po bëhen. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë guximin të përballen me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ata janë të vetëdijshëm për dënimin që do t’u ndodhë”, thonë nga OBRM-PDUKM.