Përmes reagimeve në media, OBRM-PDUKM-ja vazhdon që të del në mbrojtje të të dënuarve për natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, qytetarë të pafajshëm u bënë viktimë të përndjekjes politike vetëm sepse nuk pajtohen me politikat, sipas tyre, të Zoran Zaevit.

Kjo parti konsideron se zaevizmi i ka rrobëruar institucionet dhe ka sjellur dy shekuj dënim për njerëz të cilët nuk kanë bërë gjë, por që iu kundërvunë Zaevit.

OBRM-PDUKM e krahason këtë rast me të dënuarit me gjashtë vite burg për bashkangjitje ISIS-it.