Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski thotë se “afera Pavle Bogoevski dhe tregtia e tij me narko tregun e zi është më serioze se sa që mendojnë bashkëpartiakët e tij ta shfaqin”. Ai porositi se pushteti duhet në mënyrë serioze t’i qaset kësaj afere.

“Pavle Bogoevski është në qendër të vëmendjes pas audio-materialit i publikuar në internet, ku ka dyshime se është përdorues i drogave, përkatësisht substancave psikotropike. Pavle Bogoevski pranon se ka qenë në kontakt me nëntokën kriminale”, thotë Stoilkovski duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Bogoevskit si deputetit në Kuvend dhe se s’bëhet fjalë për përgjegjësi morale.

Stoilkovski thotë se deputeti Pavle Bogoevski është anëtar i më shumë komisioneve ku ka qasje te fshehtësitë shtetërore dhe se posedon certifikatë për qasje të dokumenteve të klasifikuara dhe se i njëjti ka vëzhgim të plotë në funksionimin, metodat për punë të shërbimeve të sigurisë në Republikën e Maqedonisë.

“Nga këtu ka dyshime të mëdha se Pavle Bogoevski është shënjestër e lehtë, me çka u vërtetua me audio-materialin në internet, të jetë i kërcënuar, nxitur, apo i detyruar që informacionet e dokumenteve të klasifikuara të përfundojnë në tregun e zi”, thotë Stoillkovski duke thënë se kjo është rrezik për shtetin.