Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë masat dhe politikat e qeverisë kanë pësuar debakël. Sipas tyre, masa e fundit që dështoi është “Fundjava pa TVSH”.

“Në vend të kthimit të TVSH-së prej 17 milionë eurove që e premtuan, do të realizohet vetëm 1 milionë euro. Kjo tregon se masa nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe e menduar, por njëkohësisht tregon se populli nuk ka mjaftueshëm para, për shkak të rënies drastike të standardit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se “Maqedonia është pika e zezë, duke mbajtur rekord për numrin e vdekjeve nga coronavirusi, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli”.