Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Oliev Spasovski ka shikuar se si “Boki 13” ka marrë miliona euro, e ka ditur se ata para janë jolegale dhe nuk ka ndërmarrë asgjë që ta hetoj krimin, me çka ka ndihmuar që t’i iket drejtësisë.
“Të gjithë kanë shikuan se Oliver Spasovski në vazhdimësi ishte në shoqëri dhe bashkëpunim me “Boki 132, gjersa ai merte haraç me miliona në vend. Në seancën e kaluar u konfirmuar kjo.
Edhe pse në shoqëri të vazhdueshme me “Boki 13”, Ruskovska nuk e thirri për ta marrë në pyetje dhe priti që opinioni që të njoftohet për marrëdhëniet e tij me “Boki 13″ nga dëshmia e viktimës në rastin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se Spasovski e ka ditur krimin sepse për krimin ka shërbime operative informuese me të cilën udhëheq, më shumë informacione dhe më herët se nga çdo qytetar i thjeshtë.
“Oliver Spasovski s’ka besueshmëri më që të jetë edhe më tej ministër. Spasovski duhet të përgjigjet për rolin e tij në rastin “Haraçi”. Të gjitha keqpërdorimet do të hetohen dhe zbulohen, ndërsa përgjigje do të ketë pas 12 prillit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.