Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Spasovski, Zaev dhe LSDM asgjë nuk punuan gajtë këtyre viteve”.

“Në vend të zbatojnë ata që në vitin 2016 e premtuan, ata krijuan sistem kriminal, korrupsion dhe zhvatje. Premtimet e tyre të vitit 2016 nuk u realizuan, dhe tani po mendojnë manipulimet e reja”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se u pa se paratë në vend se te qytetarët përfunduan te Vice dhe Zoran Zaev në çanta të mbushura me milionë euro.

“Kjo nuk do të kalojë, populli e pa se premtimet e Zaev, Spasovskit dhe LSDM-së janë gënjeshta të shkruara në letër. LSDM dhe Zaev dëshmuan se mund vetëm më shumë krim,. më shumë korrupsion dhe më shumë disfata”, thuhet në fund të njoftimit.