Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM shprehet se punonjësit në arsim kanë të drejtë që të organizojnë grevë dhe se ka bazë ligjore për të kërkuar paga më të larta.

“Mësimdhënësit kanë të drejtë legjtime për paga më të larta për shkak se standardi ka rënë, për shkak se inflacioni në muajin mars është 8.8%, kurse për 1 vjet buka u shtrenjtua për 100%, vaji për 100%, derivatet e naftës mbi 70%, rryma për 30% dhe shpenzimet nga 30 – 50%”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, mësimdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta për shkak se Qeveria LSDM – BDI shpenzoi miliona euro për studime kriminale, tenderë në 4 sy, biznese korruptive, shërbime hotelerike dhe shpenzime të tjera joproduktive.

“Qeveria e din se greva e SASHK u paralajmërua dy muaj para se të ndodhë. Qeveria nëse vërtetë ka dashur të gjejë zgjidhje për kërkesat e kuadrit mësimor ka mund ta bëjë që para fillimit të grevës”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.