Për lakminë dhe paaftësinë e Zaevit po përballemi me krizë energjetike, për të formuar shtabin e krizës për zgjidhje të shpejta, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Termocentralet nuk kanë qymyr. Dhe nuk e kanë sepse qeveria vetëm ndjek tenderë, e nuk kujdeset për mekanizimin në TEC. Drejtori i MEPSO-s tha se në muajin e kaluar shteti ka konsumuar dy herë më shumë energji elektrike sesa ka prodhuar. 1/3 e energjisë elektrike që mungonte me një fjalë është marrë nga sistemi i përbashkët evropian. Si pasojë e një marrjeje të tillë, vetë drejtori i MEPSO-s tha se për vetëm një muaj kompania do të duhet të paguajë 15 milionë euro jashtë vendit, që është gjysma e parave që janë si fitim i MEPSO-s në vit, që do të rrezikojë likuiditetin e MEPSO-s”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Comments are closed for this post.