Nga partia opozitare OBRM-PDUKM, nëpërmes një kumtese thonë se drejtësia dhe qeverisja e së drejtës duhet të kthehen në Maqedoni.

“Maqedonia është shtet i robëruar, e robëruara nga zaevizmi, sistem i qeverisjes të së cilës ka shfuqizuar shtetin e drejtë dhe qeverisjen e së drejtës në Maqedoni. Qeverisja mafioze e Zoran Zaevit dhe klanit të tij bazohet në ndjekjet politike të kundërshtarëve të tij. Atyre të cilët të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Maqedonia është i vetëm shtet në Evropën demokratike që në shekullin 21 ka të burgosur politik, njerëz të cilët gjendet atje vetëm pse mendojnë ndryshe nga qëndrimet e Zoran Zaevit.

“Gjyqësori Kacarska dhe prokuroria Ruskoska janë simbol të zaevizmit, simbol i mos mbajtjes së premtimeve për drejtësi në Maqedoni, simbol i politikës e cila nuk zgjedh mjete dhe mënyrë për kryerjen e torturës mbi politikanët kundërshtarë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.