Numri i ushtarëve aktiv amerikan që janë infektuar me Kovid- 19 gjatë fundjavës së kaluar e ka kaluar numrin njëmijë, njoftoi sot Pentagoni.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara gjatë mëngjesit ka qenë 1.132 derisa ai numër të premten ka qenë 978 ushtarë.

Mes pjesëtarëve të Gardës nacionale me koronavirus janë infektuar 303.

Tek marinarët ka më shumë raste- 431 mes të cilëve më shumë se 150 nga bartësit e avionëve “Teodor Ruzvlet”.