Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

“Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.