Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të Operatorit të Sistemit Distributiv për parandalimin e keqpërdorimeve dhe manipulimeve në tregun e energjisë elektrike, Elektrodistribuimi dërgoi informacion tek institucionet shtetërore përkatëse në lidhje me atë se cilat biznes konsumatorë nuk i përmbushin kushtet për furnizim nga Furnizuesi Universal në treg të rregulluar.

Kjo është në përputhje me Vendimin e Qeverisë së RMV për ndërmarrjen e masave në kushte të ekzistimit të situatave të krizës në furnizimin me energji elektrike. Informacioni është dërguar deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë. Përveç institucioneve, Elektrodistribuimi në mënyrë aktive dhe veçmas i njofton konsumatorët e lartpërmendur se nuk do të furnizohen më nga EVN Home, Furnizuesi Universal për amvisëri dhe biznes konsumatorët e vegjël dhe se është e nevojshme të lidhin kontrata për furnizim me energji elektrike me furnizuesit në treg të hapur.