Një 16 vjeçar nga Vlora ka vrarë gjyshin e tij mbrëmjen e kaluar, pasi sipas tij i kishte nxirë jetën dhe nuk e duronte dot më.

Vangjel Kapllani ishte rritur nga gjyshi që 6 muajsh, pasi prindërit i ka humbur në një aksident. Pas ngjarjes së rëndë të një natë më parë, ai deklaroi për Balkanweb se e kishte gjetur të mbuluar gjyshin e tij nga gjaku, duke aluduar kështu se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë. Por ditën e sotme është zbuluar dëshmia e plotë e 16 vjeçarit përpara oficerëve të policisë, ku ndër të tjera ai ka thënë: “E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më.”

Policia dyshon se krimi makabër ka ndodhur për shkak se adoleshenti donte ti merrte para(rreth 1 milionë lekë) gjyshit të tij por i ndjeri nuk e kishte lejuar. Besohet se goditja fatale ka ardhur me një plumb të vetëm pas koke. Ngjarja fillimisht u raportua mbrëmë në orën 20:40 në lagjen”Rilindja” në Vlorë, ndërkohë që nuk dihet masa që do të merret ndaj adoleshentit. /Blitz.al/