Ndërmarrja e transportit publik – Shkup ka identifikuar një lajm të rremë me të cilin është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “Skopska”, të publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur ‘Transportna karta nga grad Skopje’, i cili nuk ka lidhje me NTP Shkup, reaguan sot nga kjo ndërmarrje.

“Është mashtrim me një link fals që vjedh të dhëna nga kartat e pagesave të qytetarëve. Ndërmarrja e transportit publik – Shkup e ka raportuar mashtrimin në MPB dhe pret veprime të shpejta nga autoritetet për zbulimin e autorëve të mashtrimit dhe pret marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e ndërmarrjes së transportit publik”, thuhet në njoftimin e kompanisë.