Objekti ” Mavrovasja” po numëron momentet e fundit para se makineritë e rrënimit ta prishin atë informon TetovaSot.
Në vijë të kësaj NP “Rrugët e Maqedonisë” janë tashmë gati për prishjen e atij objekti që po ndërtohej në mënyrë jo legale .
Nëpër rrugë mund të shihen këto makineri gjigande që po bëhen gati ta rrënojnë objektin e paligjshëm.
Së fundmi SPB Shkup, Njësia për krim ekonomik deri tek Prokuroria publike ngriti dje padi penale kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryers i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut përcjellë Tetovasot.
Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev tha se së bashku me shërbimet juridike i shqyrtuam të gjitha modelitetet e shumë çështjeve, ndërsa një prej tyre është edhe objekti tek Mavrovasja, problem i cili sfidon qendrën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupit dhe një sfidë për të cilën qytetarët reaguan me të drejtë. Sot do të sjellim vendime konkrete, nuk do të doja paraprakisht t’i them, sepse vendime sjellë Qeveria, e jo kryeministri”, tha Zae