Emisioni i ri i moderatores Luana Vjollca duket se nuk është mirëpritur nga të gjithë. E ky nuk është një sondazh i opinionit publik, por përshtypje mes kolegësh VIP. I pari që ja ka thënë Luanës “troç” ka qenë reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.
Duke e cilësuar si, njeri që i interesojnë klikimet përmes TikTok-ut, Noizy e ka “kryqëzuar” publikisht Luanën përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram.
Reagimi i Noizyt vjen fill pasi në sfidën ‘PaintBall’ ku të ftuar ishin Mato Lale dhe Marini, reperët nuk u kursyen aspak të fyenin dhe të lëshonin komente negative për të gjatë emisionit të Luanës.
E si rrjedhojë, Noizy i ka bërë një kërkesë Luanës, madje duke e nisur edhe me ofezë, duke i kërkuar që t’i heqë foton nga programi i saj.
Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjlit.
“O @luanavjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..
Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha.”- shkroi Noizy.
Comments are closed for this post.