Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka pasur jo pak sukses gjatë vitit që lamë pas. Ai ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, ku edhe tregoi se si ishte viti 2021 për të dhe planet për 2022.

I pyetur për karrierën e tij muzikore gjatë vitit që lamë pas, reperi shprehu se është shumë i kënaqur, madje për vitin 2021 e veçoi bashkëpunimin me këngëtaren Dhurata Dora, teksa njoftoi fansat e tij se do të publikoj edhe një album gjatë këtij viti.

“Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën për të gjithë shqiptarët, kemi super bashkëpunime me artistë të tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album. Është një nga albumet e mia më të preferuara. Kam bashkëpumin me repera të njohur në Itlali. Kam me CapoPlaza, Megali nga Italia. Nga Franca kam MelaCream që është një nga reperat më të mëdhenj. Kam gjithashtu me repista të mëdhenj në Angli dhe Gjermani. Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin. Ata e shohin si punë nuk japin kurrë suport”, u shpreh Noizy.

Noizy tregoi se do ka disa bashkëpunime të përfunduara me artistë nga Italia, Franca dhe Gjermani, ndërsa ka dëshirë të realizojë një bashkëpunim me Drake.

“Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, tha ai.

“Nuk kam pasur dilema, kam shumë vetëbesim. Ideja është që kam pasur shume sukses jashtë Shqipërisë. Mund të jem në rangun e gjithë reperëve të Europës shumë lart, mos të flasim nga ana financiare se mund të jem më i larti”, shtoi reperi.