Një i vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 664 mostrave.
Në njoftim po ashtu thuhet se, në 24 orët e fundit, 101 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive arrin në 15,379.
Prej tyre, 617 pacientë kanë vdekur dhe 13,088 janë shëruar.
Raste aktive aktualisht janë 1,674.
Comments are closed for this post.