Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e fushës së sportit në fshatin Radushë që është pjesë e kësaj komune.

 

Ky është një tjetër projekt që e realizon komuna e Sarajit në kuadër të projekteve të shumta që janë duke u finalizuar në shumë vendbanime që përfshinë kjo komunë.