Një tërmet me intensitet prej 6 ballësh sipas Rihterit ka goditur lindjen e Tajvanit, njofton Qendra amerikane për Studime Gjeologjike (USGS).

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 13 kilometra në verilindje të Hualian, në një thellësi prej 10 kilometra.

Nga ana tjetër Zyra Qendrore Ajrore e Tajvanit, njoftoi se madhësia e tërmetit është 6,1.

Akoma nuk ka informacione për viktima njerëzore apo dëme materiale.