Një person ka ndërruar jetë kurse një tjetër është transferuar në spitalin e Koçanit, pas plagëve që kanë marrë nga zjarri që kaploi një shtëpi në fshatin Grdovci në Koçani. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
“Rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm kemi marrë thirrje për ndërhyrje në një ndërtesë banimi në Grdovci, ku dy dhoma ishin kapluar nga flakët. Fatkeqësisht, një burrë 46 vjeç ka ndërruar jetë nga djegiet ndërsa nëna e tij, u transferua në spitalin e Koçanit, pas plagëve të marra. Ne ndërhymë me tre automjete dhe pesë zjarrfikës, duke parandaluar që flakët të mbërrinin në dhomat ngjitur në ambientet shoqëruese afër. Gjetjet fillestare çojnë në supozimin se zjarri ishte shkaktuar nga një cigare”, tha Blagoj Paunov, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Koçani.
Comments are closed for this post.