Princi Charles i Uellsit është në gjendje të mirë shëndetësore pasi përfundoi izolimin 7 ditor pas diagnostikimit me Covid-19.

“Clarence House ka konfirmuar sot se, pasi ishte këshilluar me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit,” tha një burim mbretëror për CNN.

Një periudhë e izolimit prej shtatë ditësh është në përputhje me udhëzimet qeveritare dhe mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Duka i Cornwall u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar dhe u izolua në rezidencën e tij në Skoci.

Camilla, Dukesha e Cornwall vazhdon të izolohet sepse duhet të shohë nëse zhvillon simptoma, sipas burimit.